City gjen zëvendësuesin e Sane pas dëmtimit, vjen Mahrez nga Leicester - Bota Sot
City gjen zëvendësuesin e Sane pas dëmtimit, vjen Mahrez nga Leicester

Futboll

E hënë, 20 gusht 2018

City gjen zëvendësuesin e Sane pas dëmtimit, vjen Mahrez nga Leicester

Më: 30 janar 2018 Në ora: 21:33
Riyad Mahrez

Trajneri Pep Guardiola nuk kishte ndërmend të bënte revolucion në merkaton e janarit dhe këtë gjë e konfirmoi tërheqja nga bisedimet për të marrë sulmuesin kilian Slexis Sanchez. Por dëmtimi i Leroi Mane, që do të qëndrojë jashtë fushave për 3 muaj, ka prishur planet e trajnerit spanjoll, që tashmë është detyruar të rikthehet në merkato. Dje, duke parë se për 2-3 javë do të mungojë edhe sulmuesi brazilian Gabriel Jesus (i dëmtuar që në fillim të janarit), ai vendosur që të kërkojë një përforcim nga klubi.

Ja sa kohe do te mungoje mesfushori gjerman Leroi Sane pas demtimit

“The Sun” bën me dije se Guardiola i ka kërkuar klubit të interesohet për mesfushorin e Leicester, Riyad Mahrez, një lojtar i ngjashëm me karakteristikat e Mane, një mesfushor krahu i shpejtë dhe fantazist i mirë. City e kërkoi edhe verën e kaluar lojtarin algjerian, duke ofruar 60 milionë euro, por marrëveshja nuk u arrit. Dhe, duke parë nevojën për lojtarë në mesfushë, City është gati të hidhet sërish në sulm orët e fundit të merkatos për Mahrez, që gjithashtu ka shprehur dëshirën për të luajtur për Guardiolën.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test