Të marrë frymë Messi

Futboll

Të marrë frymë Messi

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Messi

Ernesto Valverde tha se Lionel Messi duhet të lejohet “të marrë frymë” mes peshës së intensitetit të ndeshjeve.

Messi ka ndihmuar të fitojë ndeshjen e parë të Barcelonës, me rezultatin 1-0 ndaj Valencia, në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, të enjten, duke u bërë asistues i Luis Suarez. Duke folur për Messin pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Valverde, u tha gazetarëve: “Kur Messi luan topin, të gjithë presin shumë gjëra prej tij. Ndonjëherë është shumë, sepse duhet ta lëmë Messin të marrë pak frymë. Është e vërtetë se ai është një lojtar i tmerrshëm, siç e kemi thënë shumë, shumë herë. Është një spektakël, që e sheh çdo ditë”.

Barça do të shkojë me një epërsi të hollë në “Mestalla”, teksa Valverde shtoi: “Nuk do të thosha se rezultati është aq i keq, sepse e kemi fituar ndeshjen. Fitimi i një ndeshje është me të vërtetë e vështirë dhe ne e bëmë. Valencia nuk ka shënuar, kështu që duhet të mendojmë se 0-0 është e mirë për ne në “Mestalla”, por nuk do të shkojmë atje, duke kërkuar ta barazoj ndeshjen, por për ta fituar atë”.
Nënshkrimi rekord i klubit, Philippe Coutinho, e filloi ndeshjen nga stoli. “Është e vërtetë se Coutinho luajti në qendër, sepse ndonjëherë Messi pëlqen të luajë në anën e djathtë, – tha Valverde. – Ideja jonë është që Coutinho të luajë në krahë, kur Messi luan në qendër, por ai mund të luajë kudo. Është e vërtetë se për Liverpool ai luajti në të majtë, por për Brazilin ka luajtur edhe në të djathtë. Ai mund të përshtatet çdo vend përpara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat