Ronaldo e 'fiton' kontratën e re - Bota Sot
Ronaldo e 'fiton' kontratën e re

Futboll

E hënë, 20 gusht 2018

Ronaldo e 'fiton' kontratën e re

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 09:03
Cristiano Ronaldo

30 milionë euro, kaq është i gatshëm t’i ofrojë Reali Ronaldos në sezon me rinovimin e kontratës.

Sipas të përditshmes “ABC”, Cristiano Ronaldo do të fitojë 30 milionë euro në sezon nga korriku i vitit 2018, kur të hedhë të zezën mbi të bardhë, kur të rinovojë kontratën me Real Madridin.

Portugezi ka treguar se dëshiron të vazhdojë me Los Blancos edhe pse e di shumë mirë se aktualisht, nuk është koha më e mirë për të kërkuar rritje page. Sido që të jetë, “ABC” raporton se CR7 do të fitojë nëntë milionë më shumë nga korriku i këtij viti, dhe do të jetë më afër Neymarit e Messit.

Në këtë mënyrë, klubi dëshiron të mbyllë këtë çështje dhe t’i garantojë Cristiano Ronaldos besim të plotë për të vazhduar këtu dhe për të punuar për objektivin, Ligën e Kampionëve.

Marrëveshja raportohet se ka të bëjë edhe pas postimeve të shumta të portugezit në rrjetet sociale duke mbështetur dhe inkurajuar ekipin dhe tifozët për sezonin zhgënjyes që po kalojnë, të cilët janë eliminuar nga Copa del Reay dhe gjenden 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test