Sarri e zëvendëson Conten?

Futboll

Sarri e zëvendëson Conten?

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 10:44
Sarri dhe Conte

Sarri shihet pasardhësi i Contes te Chelsea.

Chelsea e ka zgjedhur trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, si idealin për të zëvendësuar Antonio Conten dhe është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej tetë milionë eurove.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Roman Abramovich ka mbetur i mahnitur me stilin e lojës që po aplikon Sarri në stadiumin “San Paolo”.

Napoli është lider në Serie A me 18 fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje deri më tani këtë sezon, andaj numri një i Chelseat do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta marrë gjatë verës.

Klauzola e trajnerit është tetë milionë euro deri më 31 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat