Ronaldos nuk e mbajnë nervat, kapet me kameramanin: Filmo fushën, jo mua - Bota Sot
Ronaldos nuk e mbajnë nervat, kapet me kameramanin: Filmo fushën, jo mua

Futboll

E shtunë, 18 gusht 2018

Ronaldos nuk e mbajnë nervat, kapet me kameramanin: Filmo fushën, jo mua

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 08:44
Cristiano Ronaldo

Real Madrid po kalon një prej sezoneve më të dobëta në ligën elitare spanjolle.

Krahas klubit madrilen, edhe lojtari më i mirë në botë Cristiano Ronaldo është nën nivelet e mëparshme.

Madje, portugezi kohët e fundit po zëvendësohet prej trajnerit Zinedine Zidane, i cili veproi në këtë mënyrë edhe në minutën e 82-të në sfidën kundër Levantes.

Sulmuesi i Los Blancos është parë të dilte jo i kënaqur nga fusha, i mërzitur për faktin se nuk arriti të gjente rrugën e golit.

Kjo bëri që çdo veprim i lojtarit të përcillet deri në stolin e rezervave, ku në një moment CR7 filmohet duke polemizuar me një kameraman.

Në momentin që ky i fundit po fokusonte sulmuesin portugez, Ronaldo është parë t’i thotë përmes gjesteve me duar “Filmo fushën, jo mua!”.

Ndryshe, Reali nuk arriti të rrëmbente tre pikët e plota pasi që barazoi 2-2 me Levanten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test