Shaqiri befason me notë në Angli

Futboll

Shaqiri befason me notë në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 14:09
Shaqiri befason me notë në Angli

Stoke City ka qenë i pafat që të kthehet me pikë nga stadiumi i Bournemouth-it, duke pësuar humbje me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League në futboll.  Stoke në 20 minutat e fundit u goditë dy herë nga vendasit dhe u mundën. Bournemouth ndali tri pikë të mëdha, kurse Stoke mbetet në një pozicion të palakmueshëm.

Në minutën e 5-të, Xherdan Shaqiri, shënoi gol të bukur me kokë nga afërsia dhe solli në epërsi Stoken. Mirëpo,  golat e King (70’) dhe Mousset (78’) vulosën fitoren me 2:1 te Bournemouth-it. Shaqiri ishte ndër më të mirët të Stoke, duke u vlerësua me notën 7 nga tabloidi britanik “Daily mail”. Shaqiri është ndëshkuar me karton të verdhë gjatë kësaj ndeshje, ndërsa Stoke mban vendin e 18-të me 24 sosh, kurse Bournemouth është i 14-ti me dy pikë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat