Klopp i habitur me penaltitë e akorduara për Tottenhamin - Bota Sot
Klopp i habitur me penaltitë e akorduara për Tottenhamin

Futboll

E hënë, 20 gusht 2018

Klopp i habitur me penaltitë e akorduara për Tottenhamin

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 21:54
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e kupton vendimin e gjyqtarëve për t’i dhënë dy penalti për Tottenhamin në barazimin 2 me 2 në Anfield.

Harry Kane huqi penaltinë e parë, por pak sekonda para fundit u tregua i saktë në të dytën për të çuar rezultatin në 2 me 2.

“Ishin shumë situata për të biseduar për vendimet e gjyqtarëve, andaj mund të flas për to. Nuk e kuptoj asnjërën penalti. E para ishte pozitë jashtë loje dhe e dyta, e di se çfarë do të thonë gjyqtarët. Ishte një prekje e lehtë. Por Lamela kërceu mbi të dhe e donte kontaktin e të rrëzohej”, ka thënë Klopp për BBC-në.

Në tabelë, Liverpooli është i treti me 51 pikë, ndërsa Tottenhami ka 49 në pozitën e pestë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test