Messi është përgjegjës për gjysmën e golave të Barcelonës në La Liga këtë sezon - Bota Sot
Messi është përgjegjës për gjysmën e golave të Barcelonës në La Liga këtë sezon

Futboll

E shtunë, 26 maj 2018

Messi është përgjegjës për gjysmën e golave të Barcelonës në La Liga këtë sezon

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 10:45
Lionel Messi

Nuk është fshehtësi se Lionel Messi është duke e shijuar edhe një sezon tjetër fantastik për Barcelonën.

Pesë herë fitues i Topit të Artë udhëheq në ranglistën e top golashënuesve në La Liga me 20 gola këtë sezon.

Po ashtu, ai ka dhuruar edhe 10 asiste, më shumë se çdo lojtar tjetër, që do të thotë se së bashku ai ka shënuar dhe asistuar në 30 gola në La Liga këtë sezon.

Derisa statistikat e tij tregojnë sa i mahnitshëm është Messi, ato po ashtu zbulojnë se Barcelona është e varur nga superylli argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test