Nuk jam arrogant

Futboll

Nuk jam arrogant

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 14:31
Mohamed Salah

Mohamed Salah po arrin rekorde që kur mbërriti te Liverpool-i, ndërsa shton se pa u treguar arrogant, gjithmonë e kishte “pritur” këtë sukses. Pas eksperiencës për t’u harruar me Chelsea-n (2014-2016), ndërkombëtari egjiptian u rikthye në futbollin anglez verën e kaluar te “Të Kuqtë” për një shifër 36.9 milionë sterlina nga Roma, asokohe një rekord për Liverpool-in. Nuk vonoi dhe Salah e ka shpërblyer më së miri besimin e trajnerit Jurgen Klopp si dhe ka bërë të heshtin të gjithë zërat kritikë. Me 28 golat e shënuar në të gjitha kompeticionet Faraoni ka fituar zemrat e tifozërisë së “Anfield Road”.

“Nuk dua të dukem arrogant, por që të jem i sinqertë e prisja këtë sukses. Kur isha në Romë, ndihesha mirë. Kam përjetuar dy sezone të mira atje. Isha i lumtur. Gjithmonë përpiqem për një shans të ri dhe gjithmonë e vendos veten nën presion. Nuk pata mundësi të tregoja veten tre vjet më parë kur luaja te Chelsea. Tani jam rikthyer të tregoj futbollin tim dhe mendoj se po bëj mirë”, u shpreh Salah në një intervistë për “FourFour Two”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat