“De Gea do t’i bashkohet Realit”

Futboll

“De Gea do t’i bashkohet Realit”

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 14:31
David De Gea

Ish-futbollisti uellsian, Craig Bellamy thotë se do të ishte i shokuar bese portieri i Manchester Unitedit, David De Gea nuk do t’i bashkohej Real Madridit në të ardhmen.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë shpeshherë i lidhur me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”, që prej dështimit të tij për t’u transferuar në Madrid për shkak të një problemi teknik në verën e vitit 2015.

“Ai do të ishte një goditje e madhe dhe unë gjithmonë kam ndjerë se Real Madridi ka kërkuar nga ai që të jetë numri një i tyre për vite të tëra”, deklaroi Bellamy.

“Dhe është vetëm çyshte kohë para se të nënshkruajë me të. Loja e tij me këmbët është brilante, ai parashikon shumë, ai mund të lexojë sulmuesit dhe nëse e shikoni, ai bën shumë pritje më këmbët e tij. Ai është i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat