Allegri e konfirmon: Dybala jashtë për ndeshjen ndaj Fiorentinas

Futboll

Allegri e konfirmon: Dybala jashtë për ndeshjen ndaj Fiorentinas

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 15:09
Allegri

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Juventusi do të jetë pa Paulo Dybalan për ndeshjen e nesërme kundër Fiorentinas, por Douglad Costa do të jetë në dispozicion.

Më herët u raportuar se sulmuesi argjentinas ishte afër rikthimit nga lëndimi, megjithëse nuk do të thirrej për ndeshjen e Juves në udhëtim te Fiorentina.

Sot, Allegri foli në një konferencë për media para kësaj ndeshjeve dhe u pyet rreth lëndimeve të lojtarëve të tij.

“Do të na duhet ta shikojmë stërvitjen e sotme dhe të vendosim se a do të bëj ndryshime apo jo. Pothuajse të gjithë lojtarët na janë rikthyer”, ka thënë ai.

“Juan Cuadrado është ende jashtë gjë për të cilën të gjithë e dinim. Dybala, Howedes dhe Matuidi janë jashtë po ashtu, por i kemi tjerët në dispozicion”, ka shtuar ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat