Gjilani në formë para sfidës së Kupës

Futboll

Gjilani në formë para sfidës së Kupës

Nga: K.Goca Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:54
Arbnor Morina

Kryetrajneri Arbnor Morina me Gjilanin ka arritur fitore në testimet e fundit para se të udhëtoj drejt Therandës për të zhvilluar betejën e parë kundër Ballkanit, ndeshje që zhvillohet më 14 shkurt në kuadër të garës së Kupës së Kosovës.

“Kjo garë përbën objektivin kryesor për kuqebardhët. Futbollistët Fuat Karabeg, Arbër Mustafa dhe Edon Sadriu kanë shënuar nga një gol për fitoren e Gjilanit me rezultat 3:0 kundër Vitisë. Ndërkaq, ‘Skifterat’ janë në vlugun e organizimit për të dhënë mbështetje maksimale në udhëtim të mërkurën e javës së ardhshme”, bëhet e ditur nga FC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat