Chiellini: Pep i ka shkatërruar mbrojtësit italianë

Futboll

Chiellini: Pep i ka shkatërruar mbrojtësit italianë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 18:12
Chiellini

“Pas një seance stërvitore me Antonio Conten, nuk je i lodhur, por… i vdekur. Kemi provuar gjëra të veçanta për tre vjet, me të je gjithmonë në 100% të formës”, kështu shprehet mbrojtësi veteran i Juventusit, Giorgio Chiellini, në një intervistë të gjatë për britaniken “Daily Mail”.  Në fakt, futbollisti italian superliativat nuk i ka vetëm për Conten, por veçanërisht për Pep Guardiolën. “Pep i ka shkatërruar mbrojtësit italianë. Është një trajner fantastik, me një mentalitet super. Trajnerët italianë janë munduar ta kopjojnë pa i patur një njëjtat njohuri. Gjatë 10 viteve të fundit kemi humbur mentalitetin tonë. Kemi humbur identitetin e emrave të tillë si Maldini, Baresi, Cannavaro, Nesta, Bergomi, Gentile dhe Scirea. Nga ata që kanë lindur nga 1984 deri më 1995 kemi vetëm Bonuccin dhe ndalë. Moskualifikimi në Botëror është prova e problemit tonë”, tha Chiellini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat