“Kam një problem para Botërorit: Ramazanin”

Futboll

“Kam një problem para Botërorit: Ramazanin”

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 21:13
Hector Cuper

Hector Cuper e sheh Ramazanin si problem para Kupës së Botës “Rusia 2018”, për faktin se lojtarët janë me agjërim.

Trajneri i kombëtares së futbollit të Egjiptit, Hector Cuper, deklaroi se Ramazani përbën një problem të madh përpara Botërorit.

“Kam një problem para Botërorit: Ramazanin. Lojtarët e mi agjërojnë dhe unë nuk kam kur t’i stërvis. Vetëm po e bëra stërvitjen në 5 të mëngjesit. Nuk mund të stërvis dikë që nuk pi lëngje dhe nuk ka kalori në trup”, tha Cuper në një intervistë për “La Nacion”.

Egjipti, që do të luajë një Botëror për herë të parë pas 28 vitesh, është në grupin A, ku do të ndeshet me Rusinë, Uruguajin dhe Arabinë Saudite.

Egjipti do të debutojë ndaj Uruguajit në 15 qershor, një ditë pasi mbaron Ramazani.

Më meritori që Egjipti shkroi histori duke u kualifikuar në Botëror, ishte sulmuesi që po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat