Shënon Van Persie, Feyenoord mposht Groningen - Bota Sot
Shënon Van Persie, Feyenoord mposht Groningen

Futboll

E mërkurë, 20 qershor 2018

Shënon Van Persie, Feyenoord mposht Groningen

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 23:09
Feyenoord mposhti 3-0 Groningenin

Feyenoord mposhti 3-0 Groningenin në sfidën që mbylli javën e 22-të të Eredivisies dhe falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 4-t të renditjes. Pas një pjese të parë që përfundoi pa gola, Feyenoord shpërthehu në pjesën e dytë duke e gjetur në 3 raste rrugën e rrjetës.

Toornstra hapi serinë e golave në të 53-ën ndërkohë që St Juste në të 72-ën shënoi edhe të dytin për vendasit. Për të vulosur fitoren e Feyenoord mendoi Robin Van Persie i cili në të 78-ën vetëm disa sekonda pasi kishte hyrë në fushë realizoi një gol të bukur, i pari për të pas rikthimit te formacioni nga Roterdami.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test