“Kane, sulmuesi më i kompletuar”

Futboll

“Kane, sulmuesi më i kompletuar”

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 23:40
Kane

Për Khediran, Kane është sulmuesi më i kompletuar në botë.

Sami Khedira beson se kundërshtari i Juventusit në Ligën e Kampionëve, Tottenham Hotspur janë “një ndër ekipet më të mira në Evropë dhe Harry Kane është sulmuesi më i kompletuar”.

Ndeshja e parë e 1/16 në Champions League do të zhvillohet në Itali të martën me 13 shkurt, nga ora 20:45.

“Harry Kane për mua është sulmuesi më i kompletuar, aktualisht. Është gjithashtu edhe Robert Lewandowski si dhe Higuaini, por Kane është i fortë, i mirë me kokë, i mirë me këmbët, mund të shënojë me një të prekur, mund të driblojë gjithashtu...”.

“Për mua është lojtar i shkëlqyer dhe i ri ende, kështu që Tottenhami është shumë me fat që e ka”, shtoi mes tjerash Khedira.

“I kam përcjell këtë vit, kundër Liverpoolit dhe Arsenalit. Janë të fortë, sepse kanë mbrojtje të fortë, mesfushë shumë të mirë, lojtar të klasit botëror në vijën e sulmit dhe trajner të mirë”, përfundoi gjermani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat