Manolas: Ishim shumë në presion pas ndeshjeve pa fitore

Futboll

Manolas: Ishim shumë në presion pas ndeshjeve pa fitore

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 06:44
Kostas Manolas

Kostas Manolas pohon se romakët po e ndiejnë se gjenden para presionit pas rezultateve të dobëta.

Giallorossi përfundoi serinë pa fitore gjatë fundjavës së kaluar, ku triumfuan me rezultat 1-0 kundër Hellas Veronas.

“Ne ishim duke e ndier shumë presionin në dhomën e zhveshjeve të stadiumit. Nuk jam mësuar të mos fitoj. Për fat të mirë kemi mbrojtur rezultatin përgjatë 30 minutave sa ishim vetëm me dhjetë lojtarë në fushë”.

“Ne nuk kemi marrë rezultatet e duhura, por kundër Sampdorias dhe Interit nuk kemi luajtur keq. Mendoj se në rast se triumfojmë kundër Beneventos të dielën, do të na ndihmojë të kthehemi në rrugën e duhur”.

“Është normale kur rezultatet nuk vijnë, besimi të goditet. Ne duhet të përmirësohemi në çdo aspekt, kështu që do të përpiqemi të shënojmë më shumë gola. Jam i sigurt se gjërat do të përmirësohen në ndeshjet e ardhshme”, tha mbrojtësi grek.

Manolas gjatë afatit kalimtar të janarit ishte përfolur për një kalim në Ligën Premier, por mbeti te skuadra italiane e Serie A.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 117 paraqitje për romakët dhe ka shënuar katër gola në të gjitha garat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat