Mandat i garantuar!

Futboll

Mandat i garantuar!

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 11:27
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Zgjedhjet në FSHF, ishin vetëm një farsë e mandatit të garantuar për Dukën.

Nuk është për t’u habitur sepse kështu ndodhë në gjithë botën e futbollit shqiptar, ku çdo gjë dihet, blehet apo dhurohet paraprakisht.

I kthehemi zgjedhjeve të 2016-tës në FFK, kur lerë që kundërkandidatët eliminohen që në start, pra që kur caktohet data e zgjedhjeve dhe mbetet kryetari aktual i vetëm, por në votim vijnë edhe delegat që u ka skaduar mandati (sepse vetëm ata janë të besueshmit e kreut të federatës) dhe kështu plotësohet numri prej 56 delegatëve të cilët vendosin që me aklamacion të votojnë për të njëjtin kryetar me 56 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër (si në Korenë e Veriut).

Për ndryshim nga zgjedhjet në FFK, dje në FSHF, mundohej të improvizohej transparenca duke u futur në garë katër kandidat dhe votimi ishte i “fshehtë” edhe pse çdo gjë dihej paraprakisht se kujt do i takojë fitorja. Jemi të vetmit ne shqiptarët që postin e besuar në një instancë për një kohë apo mandat,  kthejmë në post të përjetshëm apo së paku për ndonjë dekadë, jo me punë dhe me rezultate, por me diktaturë dhe manipulime, me klane dhe familjarizlm, të gjitha këto i bëjnë për favore të vetat e në dëm të sportit - futbollit.

Filluar nga vetë KOK-u, ku presidenti aktual qëndron në atë post mbi 20 vite, presidenti i FFK-së 10 vite e kështu me radhë, shihet se në sportin e Kosovës, ka diktaturë, demokraci e fundosur dhe dominojnë klanet, familjarizmi dhe politika, që i mbajnë këta “prijë” në pushtet. Shikuar në hollësi dhe analizuar mirë punën e strukturave udhëheqëse të sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti, do të dalin rezultate shokante bazuar në degradimet, manipulimet, punësimit, avancimet, ndikimeve politike, skandaleve, jo transparencës dhe manipulimit me buxhetin apo me mirë me thënë taksën e qytetarit dhe djersën e së pari futbollistëve, trajnerëve dhe sponsorëve apo investitorëve.

Marrim shembull FFK-në dhe futbollin si sporti me masovik tek ne dhe shtrojmë pyetjen; çka kontribuoj kjo garniturë udhëheqëse në avancimin e futbollit të Kosovës tash e një dekadë?, përgjigja do të ishte shumë e thjeshtë; asgjë dhe kjo asgjë bindëse arsyetohet me punën e tyre jo profesionale, zvarritja plot 16 vite e pranimit në UEFA dhe FIFA nën gënjeshtrën e nenit 5 famoz, që e quanin këta, që në kongresin e fundit në Budapest ku edhe ndodhi kataklizma politike dhe u pranuam në UEFA, z.Bell drejtor ligjor brenda UEFA-s, e sqaroj bukur duke treguar se ky nen asnjëherë nuk ia ka mohuar pranimin Kosovës në UEFA dhe ky nen nuk u hoq nga statuti dhe Kosova u pranua!, pastaj vijnë dështimet apo degradimet tjera që nga 2009, si zgjedhja e përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës në mënyrë tinëzare nga një marrëveshje e fshehtë (jo transparentë siç ndodhë në botën e futbollit), po në 2009-tën dështimi i projektit për renovimin e stadiumit të KF Flamurtarit - Prishtinë si donacion i UE-së.

Asnjë kampionat nuk ka përfunduar pa skandale, pa rregullsi dhe trukime (në shumë raste kishte edhe dhunë fizike), asnjëherë gjer me sot këta prijës nuk qenë transparent për buxhetin apo të hyrat dhe shpenzimet e federatës, emërimet e pinjollëve të vet nëpër lidhjet rajonale, familjar të punësuar në federatë, të punësuar në federatë individ nga politika, zgjedhje jo të rregullta brenda federatës, mos respektimi i rregulloreve të punës dhe statutit, mos intervenimi adekuat ndaj video-skandaleve, ku pjesë e këtyre skandaleve kishte edhe anëtarë të federatës (u dënuan sa për sy e faqe, por edhe ato dënime u përgjysmuan nga komisionet gjegjëse brenda federatës dhe u shpërblyen akterët), emërime me ndërhyrje politike në KE, mossukseset e përfaqësueses (e blinduar në fund të ranglistës së FIFA-s), ngecja në avancim e futbollit të Kosovës duke mos servuar programe zhvillimore etj. etj.

Pra, krejt në fund, çfarë të mirë në futbollin e Kosovës, do të presim nga kjo garniturë udhëheqëse e FFK-së, pas gjithe këtyre të këqijave që i shkaktuan futbollit të Kosovës, tash e një dekadë, por edhe çfarë të mire do të presim nga i gjithë sporti i Kosovës, kur në krye kanë këtë lloj njerëzish?

Autori është ish futbollist i Dritës dhe ish gjyqtar i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat