“Ronaldo lojtar i shkëlqyer, por Messi jashtëtokësor” - Bota Sot
“Ronaldo lojtar i shkëlqyer, por Messi jashtëtokësor”

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

“Ronaldo lojtar i shkëlqyer, por Messi jashtëtokësor”

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:07
Ronaldo dhe Messi

Anësori i Paris Saint-Germainit, Angel di Maria, beson se bashkatdhetari i tij Lionel Messi vjen nga një planet tjetër.

Di Maria ishte mysafir special në emisionin “Liberto” në TyC Sports, ku diskutoi rreth cilësive të bashkëlojtarit të tij te ekipi kombëtar i Argjentinës, Lionel Messit, si dhe kundërshtarit të radhës në Ligë të Kampionëve, Cristiano Ronaldos. 

Ai ka thënë se nuk ka fjalë për ta përshkruar Lionel Messin, ndërsa Cristiano Ronaldon e ka cilësuar si lojtar të shkëlqyer.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar Leon. Ai gjithmonë të befason. Messi është më i mirë çdo vit, vit pas viti... Ronaldo është lojtar i shkëlqyer”, ka thënë ai.

Ai mendon se fakti se Ronaldo luan në kohën e Messit ia ka bërë portugezit shumë më të vështirë.

“Ai (Messi) është lojtar nga një planet tjetër – është jashtëtokësor. Për Ronaldon ka qenë shumë më e vështirë sepse luan në kohën e tij”, ka shtuar ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test