Nuk ndalet Guardiola, Man City arrin marrëveshje me mesfushorin brazilian

Futboll

Nuk ndalet Guardiola, Man City arrin marrëveshje me mesfushorin brazilian

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 17:01
ilustrim

Frederico Rodrigues de Paula Santos, i njohur si Fred, do ta veshë fanellën e klubit nga “Etihad Stadium” sezonin e ardhshëm.

Sipas burime të Goal, Manchester City dhe Shakhtar Donetskkanë arritur marrëveshje për 24 vjeçarin brazilian, Fred, i cili do t’i kushtojë ekipit të Pep Guardiolas 50 milionë euro (44.5 milionë funte).

Ish mesfushori i Arsenalit, Gilberto Silva, është një ndër përfaqësuesit e 24 vjeçarit dhe ai që e ka ndihmuar brazilianin t’i bashkohet Man Cityt, që pritet vetëm zyrtarizmi nga dyja klubet.

Një burim i afërt i ka thënë Goal-it se lojtari është i ngazëllyer me interesimin e klubit anglez dhe se gjithçka do të finalizohet shumë shpejtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat