Korçë, bie nga tribuna i afërmi i mbrojtësit të Skënderbeut - Bota Sot
Korçë, bie nga tribuna i afërmi i mbrojtësit të Skënderbeut

Futboll

E enjte, 16 gusht 2018

Korçë, bie nga tribuna i afërmi i mbrojtësit të Skënderbeut

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:42
Pamje nga ndeshja

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak para fundit të superndeshjes së Superiores mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, që është luajtur në Korçë.

Pas shënimit të golit të avantazhit nga korçarët, me anë të Muzakës, lojtarët u drejtuan drejt pankinës poshtë tribunës VIP për të festuar bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve.

Pikërisht këtu ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë. Një i afërm i mbrojtësit të Skënderbeut, Tefik Osmani, i pranishëm në shkallët e tribunës për të ndjekur ndeshjen, është rrëzuar nga tribuna në momentin e festimit.

Osmani është parë i tronditur pas këtij episodi, ndërsa një autoambulancë shkoi menjëherë në ndihmë. Lojtari, pak minuta më pas u zëvendësua nga trajneri Daja.

Gjendja e të afërmit të futbollistit raportohet të jetë e mirë, ndërsa është transportuar për në spital. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test