“Kam oferta nga klube Evropiane dhe Brazili, ende nuk kam vendos” - Bota Sot
“Kam oferta nga klube Evropiane dhe Brazili, ende nuk kam vendos”

Futboll

E diel, 18 shkurt 2018

“Kam oferta nga klube Evropiane dhe Brazili, ende nuk kam vendos”

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:46
Rafinha

Rafinha ka treguar se ka marrë disa oferta dhe se gjatë verës mund t’i thotë lamtumirë Bayern Munichut, skuadër në të cilën është që nga viti 2011.

Mbrojtësi brazilian, Rafinha, mund t’i thotë lamtumirë Bayern Munichut pas shtatë sezoneve në Bundesliga. 

32 vjeçari ka bërë të ditur se ka disa oferta në tavolinë nga Evropa dhe Brazili, ndërsa tregoi se edhe klubi gjerman i ka ofruar rinovimin.

“Kam tre oferta nga tre klube braziliane, për të cilat jam i interesuar pasi dua të luaj sërish në Brazil”, u shpreh braziliani.

“Por, kam nevojë për kohë për tu menduar. Kam mundësi të tjera në Evropë. Bayerni nga ana tjetër me ka ofruar një rinovim dyvjeçar”, shtoi braziliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test