VAR-i gaboi 4 minuta në sfidën Fiorentina – Juve

Futboll

VAR-i gaboi 4 minuta në sfidën Fiorentina – Juve

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:41
Pamje nga ndeshja

Fiorentina dhe Juventusi vazhdojnë të barazojnë 0-0 në “Artemio Franchi” pas 45 minutave të parë.

VAR e ka shpëtuar Juventusin kundër Fiorentinas ku për katër minuta, nuk ishte penallti, ishte penallti dhe në fund nuk ishte penallti për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Por, në video nuk duket se lojtari i Fiorentinas e ka shtyrë topin, dhe mediat italiane e ato botërore kanë nisur të raportojnë se si gaboi rëndë VAR-i në këtë rast që zgjati 4 minuta dhe kishte kohë të mjaftueshme për të shikuar pastër gjithçka.

VAR-i nuk është duke u përdorur ashtu siç duhet në Serie A, që tashmë pas vetëm pak muajsh, janë vërshuar një numër i madh i kritikave për aplikimin e kësaj teknologjie. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat