Ghoulam jashtë për një vit?

Futboll

Ghoulam jashtë për një vit?

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 22:08
Ghoulam

Faouzi Ghoulam do të jetë jashtë fushave për një vit, pasi ka thyer kupën e gjurit.

Mbrojtësi i majtë i Napolit, Faouzi Ghoulam mund të jetë jashtë fushës së gjelbër për një vit, për shkak të lëndimit të gjurit, raportojnë mediat italiane.

Megjithatë ende një konfirmim zyrtar nga Napoli nuk ka ardhur për lëndimin e Ghoulam.

Sport Mediaset e krahason lëndimin e tij me atë të Michael Krohn-Dehlit dhe Daniele Capellit.

Krohn-Dehli kishe humbur sezonin e plotë 2016-17 me thyerje të kupës së gjurit, dhe me të njëjtin problem e kishte humbur pothuajse një vit në rikuperim edhe Capilla.

Raportohet se Napoli tani është në kërkim të një lojtari të lirë, dhe është vënë pas ish-mbrojtësit të Atleticos, Guilherme Siqueira dhe ish-lojtarit të Sevillës, Benoit Tremoulinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat