Leipzig mposht Augsburgun dhe kap vendin e dytë

Futboll

Leipzig mposht Augsburgun dhe kap vendin e dytë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 00:44
Keita

Rasenball Sport Leipzig rimerr momentalisht vendin e dyte ne Bundesligë. Skuadra nga lindja e Gjermanisë mposhti në “Red Bull Arena” Augsburgun, duke u hakmarrë edhe për atë humbje në takimin e fazës së parë.

Trajneri Hassenhutl e nisi me dy lojtarë në repartin e avancuar, Yousouf Puolsen dhe Timo Werner, ndërsa Takimi ndryshoi shumë shpejt rrjedhë dhe në minutën e 17-të demat kaluan në avantazh me autor Dayot Upamecanon.

Mbrojtësi francez u tregua i shpejtë për të dërguar në rrjetë një top të kthyer nga portieri Hitz, pas goditjes fillestare të Puolsen. Augsburgu e pati të vështirë të reagonte dhe në pjesën e dytë ishte sërish Leipzigu që rrezikoi në disa raste me Bruman e Werner.

Goli i sigurisë për demat erdhi nëpërmjet një goditjeje standarde të Naby Keitasë, në minutën e 70′. 22-vjeçari nga Gunea i dha harkimin e nevojshëm topit, pavarësisht se në këtë rast është evidente përgjegjësia e portierit Hitz.

Nënkamponët e Gjermanisë iu afruan edhe golit të tretë kur një goditje e Puolsen u devijua në këndore nga gardiani zviceran i Augsburgut. Takimi nuk pati më histori me Rasenball Sport Leipzig që siguron maksimumin e pikëve në sfidën hapëse të javës së 22-të, në kampionatin gjerman, fitore që i rikthen disi moralin ekipit të Hassenhutl, pas disftaës ndaj Freiburgut dhe barazimit me Hamburgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat