Hysaj mposht ethet dhe përfshihet në supersfidën ndaj Lazios

Futboll

Hysaj mposht ethet dhe përfshihet në supersfidën ndaj Lazios

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 10:26
Elseid Hysaj

Napoli-Lazio është kryesfida e kësaj jave në Seria A. Veç të tjerash, kemi të bëjmë edhe me një “derbi” shqiptarësh në kampionatin Italian. Kjo, sepse në radhët e napoletanëve luan mbrojtësi Elseid Hysaj, ndërsa portën e bardhekaltërve kryeqytetas e mbron Thoma Strakosha. Në fakt, kishte dyshime për aktivizimin e shkodranit kuqezi, për shkak të një situate gripale me ethe, por mediat italiane njoftojnë sot se ai është riaftësuar mirë në këtë drejtim dhe do të jetë në fushën e lojës.

Napoli – Sarri mund të llogarisë Mertens në qendër të sulmit, sepse belgu është tërësisht i rikuperuar. Po ashtu edhe Hysaj, i cili ka qenë me ethe. Për t’u shqetësuar më shumë është Albiol, që po lufton me problemet e zakonshme muskulore. Chiriches është gati.

Lazio – Inzaghi mund të propozojë Wallace në vend të Caceres, në mbrojtjen me tre. Marusic është i preferuar në vend të Basta në të djathtë, Luliç pozicionohet në anën e kundërt. Përpara, Luis Alberto do të mbështesë Ciro Immobile në transfertën napoletane. Felipe Anderson është përjashtuar nga skuadra për arsye disiplinore, pas grindjes me trajnerin, në mbyllje të ndeshjes Lazio-Genoa.

Napoli-Lazio
NAPOLI (4-3-3): Reina; Hysaj, Chiriches, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.
LAZIO (3-5-1-1): Strakosha; Wallace, De Vrij, Radu; Marusic, Parolo, Lucas Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Luis Alberto; Immobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat