Shala mund të kthehet në Norvegji

Futboll

Shala mund të kthehet në Norvegji

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:28
Herolind Shala

Shala mund të kthehet në Norvegji te klubi i Oddit, aty ku luajti nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit te skuadra e Oddit, që garon në elitën e futbollit të Norvegjisë.

Kështu është raportuar të premten nga mediumet në Norvegji. Edhe vetë trajneri i skuadrës Odd, Dag-Eilev Fagermo, ka thënë se do të bisedojë personalisht me mesfushorin e Lyngbyt të Danimarkës.

"Dua ta kontaktoj Shalën për ta bindur të transferohet në Odd", ka thënë Fagermo për "varden.no". Kampionati i Norvegjisë nis më 10 mars.

Shala, 26-vjeçar, te skuadra e Lyngbyt u transferua në verën e vitit 2017 nga skuadra e Sparta Pragës. Me Lyngbyn ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Te Odd luajti nga viti 2011 deri në vitin 2015. Karrierë ka bërë edhe te Kashimpasha e Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat