Bernardeschi: Festova për respekt të tifozëve

Futboll

Bernardeschi: Festova për respekt të tifozëve

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 20:03
Sulmuesi i Juventus Federico Bernardeschi

Sulmuesi i Juventus Federico Bernardeschi pretendon se festoi golin e shënuar ndaj ish-ekipit të premten për respekt të tifozëve.

23-vjeçari shënoi një gol të bukur që zhbllokoi rezultatin përpara se një gol i minutave të fundit i shënuar nga Higuain i dha fitoren Zonjës që aktualisht ndodhet në vend të parë të renditjes së Serie A.

Bernardeschi festoi golin me shokët e ekipit, duke provokuar tifozët e Fiorentina-s por italiani nuk beson se ka bërë diçka të gabuar.

“Është gjithmonë bukur të shënosh aty ku ke luajtur më përpara,” shprehet Bernardeschi, i cili është një lojtar i dalë nga akademia e Fiorentina-s dhe u shit për 40 milionë euro tek Juve korrikun e kaluar, për Sky Sport Italia.

“Të vish sërish këtu, të shënosh dhe më pas të largohesh me tre pikët e siguruara është diçka shumë speciale.

“Festova golin pasi mendoj se një profesionist duhet të respektojë tifozët. Gjithmonë i kam qenë mirënjohës Fiorentina-s, dhe gjithmonë do t’i jem, por mënyrën se si është kujdesur për mua, por bëra zgjedhjen time dhe tani luaj për një ekip tjetër.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë por mua por shokët e ekipit më ndihmuan me mbështetjen e tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat