Eros Grezda i shënon Dinamos së Zagrebit, por Osijeku humbet 2-4

Futboll

Eros Grezda i shënon Dinamos së Zagrebit, por Osijeku humbet 2-4

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 00:10
Eros Grezda

Eros Grezda i shënon Dinamos së Zagrebit në humbjen 2-4 të Osijekut. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e parë për skuadrën e tij dhe të parafundit të sfidës, realizim ky që nuk ndikoi shumë në rrjedhën e lojës, sepse ishte vonë për skuadrën vendase të mendonte përmbysjen.

Deri në minutën e 68-të Dinamo e Zagrebit kishte shënuar katër gola me Soudani, Olmo dhe Ademin (realizoi dygolësh). Gezda e gjeti rrjetën në të 77-ën, me një goditje të fortë në hyrje të zonës, pasi rrëzoi në tokë mbrojtësin kundërshtar me lëvizjet e tij dribluese, ndërsa dy minuta më vonë Boban shkurtoi në 2-4.

Për Grezdën ky ishte goli i pestë në 17 ndeshje me Osijekun në kampionatin kroat në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat