Kukësi ndryshon me 10 pikë, Laçi nga mbijetesa për Europë

Futboll

Kukësi ndryshon me 10 pikë, Laçi nga mbijetesa për Europë

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 12:58
Tabela

Ditën e djeshme u mbyll edhe java e 19-të e Kategorisë Superiore, dhe Panorama Sport ju sjell krahasimin e renditjeve, në të njëjtën javë me sezonin e kaluar. Kukësi numëron plot 10 pikë më pak, dhe forma e këtij sezoni lë shumë për të dëshiruar.

Flamurtari ka bërë një rritje galoponte, me 15 pikë më shumë, duke e bërë një kandidat kryesor për Europën këtë sezon. Për mirë ka ndryshuar edhe Laçi, i cili vjet në këtë javë gjendej i parafundit në renditje, duke luftuar për mbijetesën, ndërsa sot gjendet shumë pranë vendeve të Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat