Zejnullahu lëndohet, Paçarada standard

Futboll

Zejnullahu lëndohet, Paçarada standard

Nga: K.Goca Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 15:59
Pamje nga një ndeshje

Reprezentuesi i Kosovës, Eroll Zejnullahu, ka pasur një ditë të keqe, i cili u lëndua rëndë në minutën e pestë dhe u detyrua ta lëshoi fushën, duke u zëvendësuar nga Jansen. Largimi i tij ka lënë një zbrazëti te skuadra e Sandhausen-it, e cila si vendas u nda baras (0:0) me Braunschweig-in, në ndeshjen e javës së 22-të të Bundesliga II.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës. Leart Paçarada, u paraqit standard për Sandhausen-in dhe luajti me sukses.  Sandhausen është në vend të shtatë me 32 pikë, kurse Braunschweig është i 12-ti me 26 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat