Drejtuesit e Milanit duan t’ia zgjasin kontratën Gattusos

Futboll

Drejtuesit e Milanit duan t’ia zgjasin kontratën Gattusos

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 00:31
Gattuso ka ringjallur Milanin (Getty Images)

Milani po konsideron një zgjatje të kontratës për të mbajtur Gennaro Gattuso si trajner të tyre deri në qershor të vitit 2020.

Sipas Tuttomercatoweb, Rossonerët janë aq të kënaqur me përparimin nën trajnerin e tyre të përkohshëm se ata janë të gatshëm të ofrojnë një marrëveshje të re.

Gattuso ishte trajneri i ekipit të të rinjve të tyre të Primaveras kur u promovua në postin kryesor pas shkarkimit të Vincenzo Montella në nëntor.

Pas një starti të ngadalshëm, Milan kanë gjetur formën e tyre me pesë fitore dhe tre barazime në mes të Serie A dhe Coppa Italias.

Fitorja e thellë e së shtunës me rezultat 4-0 ndaj SPAL-it veçanërisht i bëri përshtypje hierarkisë së klubit, siç bëri edhe lavdërimi nga lojtarë të ndryshëm për trajnerin e tyre.

Kjo është hera e parë e ish-mesfushorit Gattuso si trajner në Serie A dhe drejtuesit thuajse janë bindur nga idetë dhe puna e tij.

Ndryshe, italiani ka pasur më parë punë të shkurtra në Palermo në Serie B, FC Sion, OFI Kretë dhe Pisa, por tek asnjëra skuadër nuk ka lënë gjurmë.

Ideja e drejtuesve Rossonerë është t’i rinovojnë kontratën Gatussos, e cila do ta shihte në San Siro deri në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat