Nica largohet, klubi e rikthen në krye të Teutës

Futboll

Nica largohet, klubi e rikthen në krye të Teutës

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 09:03
Stavri Nica

Ndërsa Stavri Nica ndihet i lodhur nga futbolli dhe situata e pashpresë në të cilën është skuadra e tij, klubi Teuta e konfirmon sërish në krye të skuadrës.

Pas humbjes së të premtes në “Niko Dovana” me Luftëtarin, trajneri 63-vjeçar deklaroi se nuk do të jetë më në krye të skuadrës, duke preferuar dorëheqjen.

Por, drejtuesit e klubit Teuta, të kontaktuar nga Top Channel, konfirmojnë trajnerin me besimin se situata do të ndryshojë. Nica pritet të bashkohet sot me skuadrën në stërvitjen e radhës, duke bërë një prapakthehu nga dorëheqja e të shtunës në mbrëmje.

Teuta nuk fiton një ndeshje që nga nëntori i vitit të shkuar, ndërsa Nica është trajneri i dytë që ulet në stolin e Teutës, pas Maganit i cili startoi sezonin me skuadrën bregdetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat