Leipzig nuk lejon largimin e Werner

Futboll

Leipzig nuk lejon largimin e Werner

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:27
Leipzig nuk lejon largimin e Werner

Timo Werner nuk ka shanse të largohet nga Leipzigu. Eshtë ky mesazhi i fortë që jep Ralf Rangnick për klubet e mëdha europiane, që dëshirojnë “bomberin” gjerman për sezonin e ardhshëm. Drejtori Sportiv i klubit tha se ia ka bërë të qartë edhe sulmuesit 21-vjeçar se ai do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm te Leipzigu, por shtoi se ka nisur bisedimet me menaxherin e tij për të përmirësuar pagën e lojtarit me një rinovim tjetër të kontratës. Werner është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë dhe mund të rezultojë zbulimi i Botërorit “Rusi 2018”. Drejtuesit e Leipzigut shpresojnë që futbollistë të spikasë në eventin me të rëndësishëm të sportit në verë, në mënyrë që çmimi i kartonit të tij të rritet më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat