Pjanic: “E kam refuzuar Tottenhamin”

Futboll

Pjanic: “E kam refuzuar Tottenhamin”

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:44
Pjanic

Pjanic ka treguar se në vitin 2012 ka refuzuar transferimin në Premierligë te Tottenhami.

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, para ndeshjes me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve, ka treguar se e ka refuzuar skuadrën angleze në vitin 2012, kur ishte pjesë e Romës.

Tottenham e kërkoi mesfushorin boshnjak për ta zëvendësuar Luka Modricin, që u transferua në Spanjë te Real Madridi.

“Ishte një mundësi”, konfirmoi Pjanic kur u pyet për kalimin e mundshëm në Tottenham.

“Atë kohë, u thash atyre se isha i lumtur aty ku isha dhe për atë nuk arritëm ndonjë marrëveshje. Vendosa duke përdorur kokën dhe ishte vendim i mirë për të mos shkuar te klubi anglez”, shtoi Pjanic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat