Superliga respekton ditën e Pavarësisë, nuk ka ndeshje të shtunën

Futboll

Superliga respekton ditën e Pavarësisë, nuk ka ndeshje të shtunën

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:50
ilustrim

Vala Superliga e Kosovës rikthehet gjatë kësaj jave pas një pauze tepër të gjatë.

Xhiroja e 19-të ishte e paraparë të hapet ditën e shtunë me 17 shkurt. Por, për shkak se në këtë ditë është përvjetori i 10’të i Pavarësisë së Kosovës, FFK-ja ka vendosur që kjo xhiro të hapet të dielën dhe të përfundojë të hënën.

Takimet që do të zhvillohen të dielën dhe të hënën do ta kenë orarin e njëjtë, nga ora 12 e 30. Më poshtë i keni të gjitha çiftet e kësaj xhiroje.

Drenica – Besa

Drita – Feronikeli

Flamurtari – Gjilani

Liria – Vllaznia e Pozheranit

Prishtina – Llapi

Trepça 89 – Vëllaznimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat