Zyrtare: Copa del Rey, në “Wanda Metropolitano”

Futboll

Zyrtare: Copa del Rey, në “Wanda Metropolitano”

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:59
Wanda Metropolitano

Finalja e Copa del Rey do të zhvillohet në ‘Wanda Metropolitano’.

Barcelona, Sevilla dhe Federata e Futbollit të Spanjës kanë rëndë dakord që finalja e Kupës së Mbretit për vitin 2018 të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, ‘Wanda Metropolitano’, raporton AS.

AS raporton se finalja mes Barcelonës e Sevillas do të zhvillohet më 21 prill.

Si opsion ishte edhe stadiumi “Santiago Bernabeu”, por Real Madridi refuzoi që ta lë Barcelonën të luajë aty.

“Wanda Metropolitano” është stadiumi i ri i Atleticos ku po i zhvillon ndeshjet për herë të parë këtë sezon (2017/18) me kapacitet 68,000 ulëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat