Shkëndija-Vardari, derbi i madh në Maqedoni

Futboll

Shkëndija-Vardari, derbi i madh në Maqedoni

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:23
Pamje nga një stërvitje

Trajneri i Shkëndijes nga Tetova, Qatip Osmani, me optimizëm e pret vazhdimin e garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë që nisin të mërkurën (me 14 shkurt) me ndeshjet e javës së 19-të. Pritjet e kuqezinjve janë të mëdha dhe në përputhje me interesin që zgjon ndeshja e parë zyrtare në vitin 2018 përballë Vardarit. Për tetovarët tri pikë janë një konfirmim se titulli nuk do të shkojë askund përveç në Tetovë.  Përballja Shkëndija-Vardari luhet pasnesër në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:00. Ky është derbi i kampionatit dhe që pritet me kërshëri të madhe. Shkëndija kryeson me 46 pikë, 8 më shumë se Vardari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat