Ronaldo: PSG skuadër e shkëlqyer, duhet t’i luajmë dy ndeshje të mëdha për t’i eliminuar

Futboll

Ronaldo: PSG skuadër e shkëlqyer, duhet t’i luajmë dy ndeshje të mëdha për t’i eliminuar

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:30
Ronaldo është në formë të lartë në ndeshjet e fundit (Getty Images)

Cristiano Ronaldo ka folur rreth ndeshjeve që skuadra e tij Real Madridi do t’i zhvillojë ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi dhe PSG do të ndeshen mes vete në ndeshjet e 1/16-tës së finales së Ligës së Kampionëve e njohur si faza e eliminimit direkt.

Takimi i parë do të zhvillohet të mërkurën në Santiago Bernabeu dhe padyshim se Real Madridin që shihet si favoritë shkaku i përvojës dhe historisë.

Por, ylli i Mbretërve, Ronaldo e ka cilësuar PSG-në si skuadër të shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer dhe mendon se skuadra e tij duhet t’i luajë dy ndeshje të mëdha për të ecur tutje.

“Ne do të luajmë kundër një skuadre të shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyeshëm, të cilët i respektojmë shumë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Goal.

“Por, ne kemi treguar tashmë se Real Madridi ka një grup shumë të fortë dhe të bashkuar, me shumë përvojë në këtë garë”.

“Ne e dimë se duhet të jemi shumë të fokusuar dhe të luajmë dy ndeshje shumë të mira për të ecur përpara në Ligën e Kampionëve”, përfundoi ylli portugez.

Ndryshe, ndeshja e kthimit në Parc des Princes zhvillohet tri javë më vonë apo më saktë me 6 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat