Allegri: Nuk duhet të pranojmë gol, Higuain më i fortë se Kane

Futboll

Allegri: Nuk duhet të pranojmë gol, Higuain më i fortë se Kane

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 21:02
Max Allegri

Max Allegri beson se Juventusi i tij do të tregohet i fortë në mbrojtje dhe kërkon që të mos pësoj gol në ndeshjen e parë. 

Bianconerët kanë arritur dy herë finalen në tri vite, ndërsa ndeshja me Spurs pritet të jetë më e forta e viteve në fundit në këtë fazë.

“Të jem i sinqertë do të isha shumë i kënaqur nëse nuk pranojmë gol, ta mbyllim ndeshje më portë të paprekur”.

“Do të jetë ndeshje e balancuar nesër,  50-50, pra duhet të jemi të kujdesshëm nesër”.

“Klubi është rritur shumë, po ashtu edhe skuadra, kemi besim kur luajmë në Evropë, marrim rezultate tumira dhe arrijmë shumë”.

“Te shkosh në dy finale në tri vite është diçka e rëndësishme”.

Dybala do të jetë jashtë, ndërsa Juventusi do të luajë 4-3-3 në këtë përballje.

Mungesa e Blaise Matuidit bën që një lojtar të luajë në vend të tij në mesfushë.

“[Claudio] Marchisio më ka bindur dhe [Rodrigo] Bentancur po ashtu më ka bindur shumë. Edhe [Stefano] Sturaro mund të luajë në vend të Matuidit, është më i ngjashmi në këtë rol.

I pyetur se cili është më i mirë mes Harry Kane dhe Gonzalo Higuain, trajneri nuk kishte asnjë dyshim.

“Çfarë pyetjeje! Higuain, natyrisht!” tha Allegri duke qeshur, por duke e vlerësuar shumë lartë edhe sulmuesin anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat