Di Maria paralajmëron PSG-në: Liga e Kampionëve e transformon Real Madridin

Futboll

Di Maria paralajmëron PSG-në: Liga e Kampionëve e transformon Real Madridin

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 23:37
Angel Di Maria

Angel Di Maria e ka paralajmëruar skuadrën e tij të Paris Saint-Germain se klubi i tij i parë Real Madridi është ‘transformuar’ nga Liga e Kampionëve.

Skuadra Zinedine Zidanes ka luftuar me formën këtë sezon, por ka fituar kurorën e Ligës së Kampionëve në dy vitet e fundit.

Ndërkohë që Di Maria fitoi një herë trofeun me klubin Mbretëror në vitin 2014 dhe beson se Liga e Kampionëve e transformon Realin.

“Himni i Ligës së Kampioneve e transformon Real Madridin”, ka thënë fillimisht Di Maria për mediat zyrtare të PSG.

“Ata janë një ekip i shkëlqyer pavarësisht nga rrethanat, por ata gjithmonë tregojnë më të mirën e tyre në këtë garë – është krejtësisht ndryshe nga konkurrenca e ligës”.

“Është shumë e vështirë për të kontrolluar ndeshjet kundër Madridit pasi ata nuk vendosin të kontrollojnë posedimin dhe hapësirën, kështu që ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë natyrore”.

“Ne duhet të përsërisim shfaqjet që kemi prodhuar deri më tani këtë sezon dhe sidomos të qëndrojmë të përqendruar në mbrojtje, pasi ne e dimë se çfarë talentesh dhe aftësish kanë”, përfundoi argjentinasi.

Ndryshe, ndeshja e parë mes PSG-së dhe Real Madridit zhvillohet të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat