Conte falënderon tifozët e Chelseat: E kuptuan presionin tim

Futboll

Conte falënderon tifozët e Chelseat: E kuptuan presionin tim

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 11:08
Conte

Antonio Conte është shprehur i lumtur pas fitores së Chelseat kundër West Bromit në xhiron e 27’të në Premierligë.

Chelsea ishte në krizë pas dy humbjeve të njëpasnjëshme nga Watford dhe Bournemouth. Por, me fitore kundër WBA-së në njëfarë mënyre nga Conte largohet presioni.

Ai pas ndeshjes së mbrëmshme ka falënderuar tifozët, të cilët përkundër rezultateve ia kënduan emrin gjatë gjithë kohës.

“Për të qenë i sinqertë, unë dua t’i falënderoj të gjithë tifozët. Ata e kuptuan presionin tim dhe më ndihmuan shumë që ta largoj. Dhe sigurisht që dua t’i falënderoj ata”, ka thënë Conte.

Chelsea me fitoren e mbrëmshme, u ngritë në pozitën e katërt në tabelë me 53 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat