Kryeministri i Spanjës nuk e dëshiron Neymarin në Real

Futboll

Kryeministri i Spanjës nuk e dëshiron Neymarin në Real

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 17:22
Neymar

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është shprehur kundër transferimit të Neymarit në Real Madrid

Që një kohë të gjatë sulmuesi braziliani i PSG-së, Neymar është i lidhur me një kalim të mundshëm në Real Madrid, por jo të gjithë duan ta shohin atë në Santiago Bernabeu.

Një prej tyre është edhe kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, i cili nuk dëshiron t’ia shoh brazilianit fanellën e bardhë.

“Neymar në Real? Jo, Nuk do të doja ta shija Neymarin me fanellën e bardhë të Madridit”, tha shkurt Rajoy për AS.

Neymar nesër do të luajë në Santiago Bernabeu, por kundër Realit në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat