Lladrovci: Ne s’kemi çka të humbim, vetëm fitore kundër Llapit - Bota Sot
Lladrovci: Ne s’kemi çka të humbim, vetëm fitore kundër Llapit

Futboll

E diel, 19 gusht 2018

Lladrovci: Ne s’kemi çka të humbim, vetëm fitore kundër Llapit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 19:12
Lladrovci: Ne s’kemi çka të humbim, vetëm fitore kundër Llapit

Kampioni në fuqi, Trepça ’89 nga Mitrovica dhe ai vjeshtor, Llapi nga Podujeva, do të ndeshet nesër në orën 12.30 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Trepça ’89 dhe Llapi synojnë kalimin në çerekfinalen e Digitalb Kupa e Kosovës. ’89-shi ka përparësinë e fushës, kurse Llapi beson në cilësitë që ka. Lapidar Lladrovci, prej futbollistëve më të mirë në vendin tonë, me ekipin e Trepçës ’89, pretendon kualifikimin në çerekfinale. “Padyshim se do të jetë një përballje e fortë, e respektojmë Llapin pasi ka bërë një kampionat të shkëlqyer dhe e mban vendin e parë me meritë.

Kemi bërë një fazë përgatitore shumë të mirë nën drejtimin e profesor Maganit dhe jemi shumë të motivuar për të fituar këtë ndeshje, pasi për ne dalja në Evropë është objektivi ynë parësor, qoftë përmes kupës, ku me pak ndeshje mund ta fitojmë trofeun apo përmes kampionatit, në të cilën kemi ngecur paksa por që nuk do të dorëzohemi deri në fund. Ne s’kemi çka të humbim dhe do të hyjmë 100 për qind vetëm për fitore dhe para publikut tonë besoj shumë se do ia arrijmë qëllimit”, tha Lladrovci për gazetën kombëtare “Bota sot”. A jeni të kompletuar dhe ku është arma më e fortë e ekipit? “Jemi të kompletuar dhe të gatshëm për këtë sfidë shumë të rëndësishme. Arma më e fortë është grupi ku secili do të japim maksimumin dhe do të luftojmë si një trup i vetëm”, thotë Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test