Për dikë më lehtë e për dikë më vështirë

Futboll

Për dikë më lehtë e për dikë më vështirë

Nga: Robert Gjeraj Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 19:21
Robert Gjeraj

Debate

Me ditën e sotme nisë edhe zyrtarisht pjesa pranverore e futbollit në Kosovë.  Klubet e ndryshme synojnë të avancojnë në çerekfinalen e Kupës së Kosovës. Secila është e përgatitur me mundësinë e saj, por si gjithmonë befasitë nuk përjashtohen. I madh dhe i vogël me kërshëri presin këto takime sepse secili dëshiron të shoh skuadrën e zemrës sa më lart në garat e Kupës. Këto ditë ka rënë borë dhe mjaft shumë në disa vende, si bie fjala në Pejë dhe në Gjakovë.

Shumica e klubeve kanë terrenet e mira dhe me bari artificial, që mundëson zhvillimin e ndeshjeve normalisht. Sa kam dëgjuar, federata ka vendosur që ndeshjet të luhen pavarësisht se si do të mbajë koha, për faktin se fushat janë ato që mundësojnë që të luhen të gjitha sfidat. Mendoj se ekipet kanë shkuar me meritë deri në këtë fazë. Këtu janë gjysma e ekipeve në luftë për titull, sepse njëra nga to do të humbë hapin për Kupë dhe do të jetë dëshpëruese në prag të pjesës së dytë të kampionatit, sepse është një drojë edhe për to, dhe shihet se do të jetë kampionati më interesant, ngase janë përforcuar pothuajse të gjitha.

Ekipet e Superligës do të luajnë me tërë arsenalin dhe dihet se fituesi i Kupës do të luajë në garat evropiane dhe të gjitha klubet i kanë përmbushur kriteret që kërkon edhe UEFA. Edhe ato të Ligës së Parë, si Vushtrria dhe Ballkani do të luftojnë për Kupë, sepse krahas trofeut fiton edhe mjete financiare nga Digitalb Kupa dhe nga pjesëmarrja në garat evropiane.  Vetëm rivaliteti dhe interesimi është rritur qysh më herët, ndërsa kupa është një arsye shtesë dhe me pa veten ekipet ku janë.  Fatkeqësisht Trepça ’89, kampion në fuqi dhe Llapi kampion vjeshtor, iu ka ra të takohen në këtë fazë të kupës dhe që kanë aspirata të njëjta, si për titull si për kupë,  por njëra duhet të bie nga Kupa.

Cila ec para nuk është befasi, edhe cila bie nuk është tragjedi, sepse janë të dyja të mira dhe njëra duhet të ecë para ose mund ta quaja një finale e parakohshme. Për disa ekipe është më lehtë, si për Dritën, si për Vëllaznimin, jo edhe për Lirinë dhe Gjilanin, të cilat takohen me Vushtrrinë përkatësisht Ballkanin. 

Vushtrria dhe Ballkani janë ekipe që pretendojnë elitën, kështu që njëra nga këto do të futet direkt në elitë.  Këto skuadra janë që kanë bërë përforcime, kanë kualitet.  Prishtina e ka më së lehti nga të gjitha ekipet tjetra, ka ekipin e fortë për nga fondi i lojtarëve së bashku me Dritën janë më cilësoret. Prishtina nuk do ta shoh problem Kosovën e Prishtinës, për çka do të jetë si stërvitje e lehtë dhe të shoh formën e lojtarëve në prag të pjesës së dytë të kampionatit. Autori është futbollist i Besës nga Peja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat