Totti: Merkato e çmendur, unë sot do të vleja 200 milionë euro

Futboll

Totti: Merkato e çmendur, unë sot do të vleja 200 milionë euro

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 20:05
Francesco Totti

“Nuk mendoj se ekziston një tjetër Totti që mund të qëndrojë për gjithë karrierën te Roma. Sot, futbolli është biznes. Eshtë e vështirë që një i ri i skuadrës së Roma mund të rritet në këtë klub duke bërë të njëjtat gjëra që kemi bërë unë dhe Daniele De Rossi. Pra, situata është ndryshe dhe është e pamundur që historia të përsëritet. Në fillim mendohej për të rinjtë e klubeve përkatëse përpara se të merrej një argjentinas, brazilian apo amerikano-jugor i vendeve të një bote tjetër,” – në këtë mënyrë, Francesco Totti, ish-kapiten i Roma dhe sot drejtues ka folur gjatë emisionit “Zotat e futbollit”.

Në lidhje me ata që quhen “top player”, Totti shtoi: “Nëse do të ishte në dorën time do të shpenzoja të gjitha shifrat e mundshme për të marrë futbollistët më të mirë, sepse për të fituar duhet më të mirët. Këtë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë. Për nuk jam unë ai që vendos si të administrohen paràtë dhe çfarë duhet të shpenzojmë. I takon presidentit të Roma. Presidenti cakton një buxhet dhe në bazë të atij buxheti, unë dhe drejtuesit e tjerë duhet të jemi të aftë të ndërtojmë një ekip fitues. Sot kemi një merkato të çmendur. Unë do të kushtoja 200 milionë euro.”

Totti flet edhe për Spalleti, trajneri i tij i fundit në karrierë: “Me të nuk kam pasur kurrë një përplasje ose ballafaqim dhe kurrë nuk do të ketë. Gjithsesi, do të kisha preferuar ta mbyllja në tjetër mënyrë karrierën. Nëse do të kisha qenë në vend të tij do të kisha trajnerit ndryshe futbollistin dhe njeriun. Nëse do të më kishte kërkuar një bisedë do t’i kisha shpjeguar gjithçka. Gjithsesi, arrita të bëj këtë kalim nga futbollist në drejtues i Roma me shpirtin e duhur, me harmoninë dhe inteligjencën e një personi të rritur. Jam rritur në fushat e futbollit dhe atje do të vdes.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat