Gianluigi Buffon fajësohet për reagimet e tij në të dy golat e pësuar nga Juventus.
Juventus humbi avantazhin e dy golave duke barazuar 2:2 me Tottenham Hotspur në ndeshjen e tyre të parë në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve.
Por, mediat italiane kanë identifikuar fajtorin për dështimin e “Bianconerëve” në kërkim të fitores.
Portieri Gianluigi Buffon fajësohet për reagimet e tij në të dy golat e pësuar.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 7 mars në Wembley.