Panucci mund të largohet nga Shqipëria për skuadrën e Serie A

Futboll

Panucci mund të largohet nga Shqipëria për skuadrën e Serie A

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:16
Christian Panucci

Aventura e Christian Panuccit me Shqipërinë mund të përfundojë para kohe, sepse për të po interesohet skuadra italiane, SPAL

E përditshmja e qytetit të Ferrarës, “La Nuova Ferrara”, shkruan se skuadra e Serie A, SPAL po interesohet për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Italiani thuhet se është i interesuar për një mundësi të tillë, ani pse SPAL është një nga skuadrat që pritet të bie në Serie B.

Panucci në të kaluarën kishte drejtuar dy skuadra italiane, Livornon dhe Ternana. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat