Higuain shpërthen nga kritikëve

Futboll

Higuain shpërthen nga kritikëve

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:30
Gonzalo HIguain

Gonzalo HIguain ka qenë figura kryesore në barazimin 2:2 ndërmjet Juventusit dhe Tottenhamit. 

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain shënoi dy gola në barazimin 2:2 me Tottenhamin, por dështoi të shënonte nga penallti për 3:1.

Kjo ka bërë që në fund të ndeshjes të gjitha kritikat të shkojnë në drejtim të tij nga tifozët e Juevntusit.

Por, për këtë ka reaguar Higuain, i cili thotë se është shumë e lehtë të flasësh pas ndeshjes nga një kolltuk në shtëpi.

“Përshëndetje të gjithëve. Sa është e lehtë të flasësh pas ndeshjes nga një kolltuk në shtëpi. Deri sa ishte 2:0 gjithçka ishte perfekt, pas 2:2 të gjithë e ndërruan mendimin e tyre”, shkruan Higaun fillimisht në Instagram.

“Kjo nuk na intereson ne, sepse do të shkojmë në Londër për të fituar. Një përqafim për të gjithë që ia duan të mirën Juventusit”.

Higuain ka shënuar 20 gola këtë sezon për Juventusin në të gjitha garat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat