Bayern do të shfrytëzojë klauzolën për të blerë përfundimisht James Rodriguez

Futboll

Bayern do të shfrytëzojë klauzolën për të blerë përfundimisht James Rodriguez

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:35
James Rodriguez

Bayern Munich do të shfrytëzojë klauzolën për të blerë përfundimisht James Rodriguez nëse ai vazhdon me formën aktuale.

Rodriguez u transferua në Allianz Arena gjatë verës, duke u larguar nga Real Madrid në formë huazimi dyvjeçar që i kushtoi Bayern-it 13 milionë euro. Gjithashtu kishte një opsion për të blerë 26-vjeçarin në marrëveshje, që do të detyronte Bayern të paguante 42 milionë euro të tjera.

Image

Sipas gjermanes Bild, gjigantët nuk kanë qenë të sigurt nëse donin ta blinin përfundimisht lojtarin.

Por paraqitjet e tij në javët e fundit mesa duket kanë marrë aprovimin e bordit drejtues të bavarezëve.

Real Madrid nuk mund ta ndalojë Bayern-in të blejë lojtarin, dhe klubi gjerman mesa duket ka arritur akordin me vetë lojtarin për të shtyrë qëndrimin.

Që kur ka mbërritur në Munich, fantazisti kolumbian është ringjallur në fushën e lojës dhe ka filluar sërish të konsiderohet si një nga mesfushorit më të mirë të futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat